Vijojnë rritjen kreditë me probleme

30/03/2010 09:30

Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar u rritën në 11.8 për qind të totalit të portofolit gjatë muajit shkurt, nga 11.6 për qind që ishin në janar, por ritmi i rritjes është shumë i ulët në krahasim me atë që ka ndodhur gjatë muajve të kaluar.

Në krahasim me shkurtin 2009, kreditë e këqija janë shtuar me 21.8 miliardë lekë, ose me 68 për qind. Të dhënat u publikuan nga shoqata e bankave.

Rritja e pakët e kredive të këqija bëri që bankat ta mbyllin muajin shkurt me 400 milionë lekë fitime (rreth 2.9 milionë euro).

Gjatë periudhës janar-shkurt ‘09, kur kriza botërore qe në kulm të saj, sistemi bankar pati realizuar humbje në masën 1.5 milionë dollarë.

Totali i aseteve të sistemit bankar u rrit në 906 miliardë lekë muajin e kaluar, me rritje 8.5 për qind në krahasim me shkurtin 2009.

Top Channel