Shkodër, plagoset me armë zjarri 24 vjecari

30/03/2010 09:55

Një konflikt i armatosur ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një i ri 24 vjecar.

Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Roland Vukaj është qëlluar me armë zjarri pas një përplasjeje me një person tjetër.

Burime policore lokale njoftojnë se 24 vjecari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që uniformat blu po punojnë për identifikimin e autorit.

Të njëjtat burime saktësojnë më tej se ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior.

Top Channel