Rigjallërohet dollari, rritet kërkesa në treg

30/03/2010 16:55

Tregu i këmbimit të dollarit ka nisur të rigjallerohet.  Letargjia e monedhes amerikane nisi kur një dollar arriti ne kouten e 90 lekëve për shkak te krizes nderkombetare qe gotiti te paren Shtetet e Bashkuara.

Kjo krize u reflektua edhe ne kursin e kembimit euro- dollare. Por kriza greke i dha nje godtije euros duke bere qe ajo te humbasë pike kundrejt dollarit e per pasoje edhe ne tregun vendas kjo monedhe nisi te forcohej. Vetem gjate 10 diteve te fundit dollari levizi nga kuota 101.61  leke drejt kuotes 103.34. Nje rritje e larte kjo  per kaq pak kohe. Zyrat e kembimit valutor thone se keto dite eshte hedhur ne treg nje sasi e konsiderueshme dollari.

Sipas kambisteve si shitesit e monedhes ashtu edhe bleresit kane hedhur ne qarkullim rezervat qe kane ne kete monedhe. Kjo rritje e dollarit ne qarkullim sipas kambisteve shpjegohet me nxitimin e qytetarëve per te perfituara nga kursi i kembimit i larte pasi u goditen nga renia e  rreth dy viteve me pare.

Ndersa vlera e monedhes amerikane ka ardhur ne rritje, euro ka qene me stabël. Qe nga fundi i janarit te ketij viti  monedha europiane ka levizur rreth niveleve te 138-139 lekë te kembimit .

Top Channel