Ndrec Llusku është pilot i Forcave të Armatosura. Prej 16 vjetesh në këtë profesion lartësish ai ka sfiduar kohën, hapësirën dhe rreziqe të panumërta, të cilat puna e tij i kthen në rutinë.

“Vetë fluturimi është një sfidë, sepse do të thotë të ngrihesh mbi natyrën. Është e vështirë, por është e mundshme”, shprehet ai. I diplomuar për të qenë pilot lufte, etja e tij për betejë përmbushet pas cdo cdo mision-shpëtimi.

Ndreca ka vetëm një motiv kur braktis token; t’u gjendet njerëzve që thërrasin për ndihmë. “Shpëtimi i jetëve i jep dimension të pacmuar profesionit. Ndjesinë e të shpëtuarit jetë e përjeton bashkë me qytetarin”, shton Ndreca. Cdo ngritje në ajër, mbart rrisqe. Mbart kërcënimin e natyrës dhe të papriturave që sjell misioni. “Fluturimi eshte fillim mbarim rrisk. Rastet janëë të shumta, fluturimet natën, në kohë të keqe. Sa më shumë shtohet gama e problematikës së misionit, aq më shumë rritet mundësia e përfshirjes në incident apo rrisk”, pohon piloti.

Me shumë rezerva, piloti 36 vjecar thotë se puna e tij nuk merr vlerësimin e merituar. Por vështirësitë e tij kanë një cmim për të cilin nuk ka kthim pas. “Vlersimi më i jashtëzakonshëm është vlerësimi i qyetarëve që u jemi gjendur pranë. Shkuam për të shpëtuar një të aksidentuar, kur e zbritëm ajo ngriti sytë nga qielli. Bekimi i tyre është vlera më e cmuar që merr misoni jonë”, nenvizon Ndreca.

Mes qiejve, Ndreca sfidon cdo lloj përjetimi. Kjo është e ndaluar për një pilot. Në shkollën e tij, ky faktor ishte elementi bazë i seleksionimit. Por dikush pas tij vuan me sytë drejt qiellit. Alma, bashkëshortja e tij rrëfen: “Ku kishte katastrofa, degjohej qe ne ndonjë cep të Shqipërisë kishte emergjencë, dihej që atje ishin pilotët por edhe ne si familje”.

Por, pas cdo misioni, përmasat e hapësirës i shtohen qetësisë familjare, e cila përtej  vështirësive të pamata që kalon Ndreca, sillet si një bashkësi normale. “Të jesh pilot është një profeson i vështirë dhe i bukur. Të qenurit i lirë duke e parë botën në tre dmensione. Ato gjera Ndreca na i përcjell edhe ne në familjen tone”, shton ajo. Ka njerëz që ëndërrojnë për hapësirat e pafundme dhe ndjenjën e fluturimit.

E çuditshmja është se edhe tani në epokën kur njeriu fluturon, nuk është më një legjendë, fluturimi mbetet një ëndërr e bukur. “Leonardo da Vinci ka thënë: një herë të fluturosh sytë të mbeten drejt qiellit. Fluturmi është endërr e përjetshme e cdo piloti”, përfundon rrëfimin “qiellor” piloti shqiptar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA