Kapet hashash në Kapshticë

30/03/2010 12:15

Një maune që transportonte 100 kilogramë hashash është kapur në doganën e Kapshticës gjatë një operacioni të policisë.

Droga eshte gjetur ne mjetin e tonazhit te rende me targa te Tiranes dhe ishte fshehur ne pjesen e pasme te kabines e paketuar ne 90 pako te mbeshtjella me natriban.

Policia ka arrestuar ne kushtet e flagrances shtetasin Todi Bozo nga Tirana. 53-vjecari u arrestua nga policia ndersa po tentonte te kalonte sasine e madhe te droges drejt shtetit grek. Sipas policise maunia ka qene pa ngarkese pasi do te shkonte ne shtetin fqinj per t’u furnizuar. Policia e Korces ka bere te ditur se lenda narkotike dyshohet se kishte si destinacion Selanikun.

53-vjecari Todi Bozo eshte arrestuar nga policia per trafik te narkotikeve nderkohe qe eshte sekuestruar sasia e hashashit e gjetur ne mjet.

Top Channel