Chountis takon Berishën, Rucin e Mediun

30/03/2010 15:40

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, zotin Nikolaos Chountis u prit nga kryeministri Berisha.

Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave, kryeministri e njohu raportuesin mbi ecurinë e reformave dhe arritjet e qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, në veçanti në kuadër të projekteve madhore për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave.

Dëshirën për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave ia shprehu eurodeputetit Chountis edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci. Sipas njoftimit të selisë rozë, zoti Ruci i ka thënë eurodeputetit se shqiptarët nuk mund të penalizohen për shkak të keqqeverisjes.

Eurodeputeti pati një takim edhe kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Edhe me zotin Mediu, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian foli për reformat dhe situatën aktuale politike në vend.

Top Channel