“Ruzhdia”, Ristani sulmon prokurorin

30/03/2010 16:25

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka bërë përgjegjëse partitë politike për cdo parregullsi dhe defekt që është shfaqur gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit ditën e votimit ose në numërim.

Duke përdorur frazën nga raporti i ODIHR-it se për të patur zgjedhje plotesisht sipas standardeve ndërkombëtare, partitë politike duhet të zbatojnë ligjin në cdo detaj, zoti Ristani kërkoi nga partitë politike eliminimin e ndikimit të tyre politik tek zbatimi i Kodit Zgjedhor.

Me mungesen e trajnimit te komisionereve per faj te partive politike qe i sollen shume vone emrat, zoti Ristani shpjegoi edhe pse pati probleme ne proceduren e numerimit, qe sipas raportit te OSBE/ODIHR-it u krye keq ose shume ne 1/3 e rasteve.  

“Komisionerë të patrajnuar shpesh herë e kalonin fletën e votimit në më pak se katër sekonda. Për mua problemi kryesor është ndikimi i subjekteve politikembi procesin, në rast se nuk eliminohet kjo pjesë nuk besoj se do të arrijmë t’i shmangim ato probleme që janë krijuar”, u shpreh Ristani.

Në raportin e paraqitur ne Komisionin e Ligjeve, KQZ nuk kishte përmendur emrat e partive që kanë penguar apo bllokuar procesin, por zoti Ristani e bëri këtë pas këmbënguljes se deputetëve demokratë, të cilët e pyetën disa herë ne sa raste është përgjegjëse PD dhe PS, të cilat kontrollojnë procesin në mënyrë të barabartë.

“Ajo që mua personalisht më ka shqetësuar ka qenë fenomeni i largimit të komisionerëve bashkë me vulën. Kjo taktikë e paligjshme elektorale është hasur në Fier, në Kukës dhe në Shkodër. Të gjitha rastet e paraqitura kanë qenë nga ana e komisionerëve të Partisë Socialiste”, u shpreh Ristani.

Por, duke duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve demokratë, zoti Ristani deklaroi se defektet e verejtura ne proces nuk kane ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve.

Pyetjes perse nuk jane djegur fletet e votimit, sic e kerkon kodi, zoti Ristani u përgjigj se është përdorur standard i dyfishtë, ku prokuroria për njërin grup ka kërkuar masë sigurie dhe për tjetrin jo.
 
Muaj perpara KQZ-ja ka denoncuar komisionerët socialistë të qendrës Ruzhdie për shpërdorim detyre, pas marrjes se vules. Por zoti Ristani eshte i pakenaqur nga ajo qe e cilesoi si trajtim i pabarabartë i prokurorisë, e cila ka trajtuar vetem denoncimin e komisionereve socialiste.

Megjithe ceshtjen komplekse te zgjedhjeve te 28 qershorit pikepyetja ka rene mbi zgjedhjet e ardhshme, per te cilat duhet ndryshuar kodi zgjedhor sipas rekomandimeve te ODIHR, por qe pa votat e socialisteve kuorumi i demokrateve eshte i pamjaftueshëm.

Top Channel