Përmbytje nga mbeturinat

29/03/2010 20:20

Sezoni i ri turistik është thuajse në prag, e megjithatë ai duket se do të gjejë në gjendje të mjerueshme jo pak zona bregdetare në vend. Mungesa e vëmendjes dhe neglizhenca e strukturave përkatëse kanë kthyer shumë pika turistike në vend grumbullime plehrash të cilat vështirë se do të jenë të frekuentuara të paktën nëse nuk ndërhyet urgjent për pastrimin e tyre në këtë prag sezoni.

Stacioni ynë i parë është Shëngjini një nga destinacionet e hershme turistike të veriut të Shqipërisë. Dikur një bukuri natyrore, sot është shndërruar në një rrënojë të harruar pa asnjë investim. Rrugën mbi të cilën duket se nuk është vënë dorë që prej kohës se komunizmit do të ishte më e thjeshtë ta kaloje me një makinë të lartë e në rastet kur ka shumë reshje shiu, vetëm me ndonjë makinë ushtrie.
 
“Këtu nuk është shqetësimi vetëm i banorëve, por edhe i pushuesve që do të vijnë, dmth ne avash avash po humbasim si destinacion turistik”, thotë një prej banorëve.

E gjithe vija e gjate e bregdetit eshte e ndotur nga inertet dhe mbeturinat, nderkohe qe dora e njeriut nuk ka kursyer vende vende edhe pemet, trungjet e prere te te cilave qendrojne si deshmitare te shkaterrimit qe po i behet cdo dite kesaj zone.

“Ato qe ne i kemi te trasheguara po i humbasim nuk po i ruajme”, tregon banori.

Te pafuqishem per te ndryshuar realitetin, banoreve u kane mbetur vetem fjalet, por edhe ato njesoj si rruget duken te huazuara nga komunizmi.

“Po mua s’me duket normale fare po ca do bejme ne tani. Kjo eshte ne dore te shtetit, te partise. Partia i di keto pune”, thote ai.

Largohemi nga Shengjini drejt Kepit te Rodonit.

Gjiri i ketij kepi, dikur nje perle e bregdetit shqiptar, sot eshte ne kete gjendje duke i ngjajtur me shume pikes se grumbullimit te plehrave te Sharres ne kryeqytet. Nje vije bregdetare prej rreth 20 km eshte e perfshire nga mbeturina dhe inerte te shumta. Vizitoret e vetem jane peshkataret te cilet duhet te futen sa me thelle ne det per te shmangur ndotjen ekstreme qe ka pesuar bregdeti.

“Si mos me keq. Ketu pershembull nuk vijne s’kane ku me ardh, vijne vetem njehere, shikojne vendin dhe pastaj ikin”, tregon nje peshkatar.

Lumi Ishem u be vite tashme qe shkarkon ne kete zone cdo mbeturine te mundshme qe vjen nga kryeqyteti, duke e kthyer bregdetin ne nje mocalishte. Edhe vete peshkataret duhet te shkojne sa me thelle per te shmangur ndotjen qe ketu ka kaluar cdo nivel te imagjinueshem.

“Ketu gjate veres vjen uji me fekale, njerezit s’vijne ketu per plazh nga frika mos marrin ndonje infeksion, kete shqetesim kemi ne, ku do te besh plazh ketu”, rrefen nje tjeter peshkatar.
 
Shteti mbetet ende një shprese per banoret dhe peshkataret e zones.

“Apeli jone eshte te shofi, vetem kaq te shofi se s’po i themi gje tjeter, te shofi dhe nese shef, besoj se do t’i bjere ndermend qe te beje dicka”, thotë peshkatari.

Nga Kepi i Rodonit kapercejme bregdetin dhe zbresin poshte drejt jugut ne Fier.

Rreth 10 km vije bregdetare e qytetit te Fierit eshte sot ne nje gjendje te mjerueshme. Pervec ndotjes qe ka nga inertet dhe mbeturinat e ndryshme, mbi te gjitha kjo vije bregdetare demin me te madh ekologjik po e peson nga mbetjet e naftes, te cilat kane zaptuar pothuajse te gjithe zonen perreth.

“Demi ekologjik eshte shume i madh, demi ekologjik eshte edhe tek gjallesat qe duhet te jetojne ne det edhe tek cilesia e reres, cilesia e plazhit ne te ardhmen. Llogarit qe ne vere njerezit kur vijne ketu llogarisin te marrin shishe benzine me vete te pastrojne femijet, te pastrojne trupin e tyre nga nafta, nga ndotja”, thote nje gjuetar i zones.
 
Nafta bruto qe vjen nga zona naftembajtese e Patos-Marinzes derdhet ketu nepermjet lumit te Semanit duke e bere kete zone thuajse shterpe nga gjallesat. Perqindja e naftes eshte e larte si ne uje edhe ne rere.

E gjithe vija bregdetare eshte shnderruar thuajse ne nje varreze gjigande makabre ku mund te gjesh mbetje e skelete kafshesh nga me te ndryshmet.

“Ketu behet turizem nga e keqja, vijne njerezit ne kasolle, ose vijne njerezit ngaFieri, dmth vijne njerezit me fukarenj e bejne turizem, ne nje kohe qe ketu ka nje vend per te bere turizem masiv sepse duna e reres eshte goxha e madhe, goxha masive, goxha e mire”, thote një prej banoreve.

Ne Shqiperi ka shume pika te tilla ne bregdet apo ne mal, ne veri apo ne jug, dhurata te natyres, por qe po shkaterrohen nga dora e njeriut, e mbi te gjitha nga neglizhenca e shtetit. E teksa flitet cdo vit kaq shume per promovimin dhe rritjen e numrit te turisteve, a nuk duhet te behet dicka edhe per keto zona? Apo sic ndodh rendom ne vendin tone, do te kujtohemi per to vetem kur demi i shkaktuar te jete i pariparueshem. Shqiperia sot eshte ne alarm mjedisor dhe kjo sigurisht nuk mund te ndryshoje vetem me premtim projektesh qe mbeten vetem ne leter, nga dje, 20 vjet me pare, deri sot dy muaj para sezonit te radhes turistik.

Top Channel