KLSH akuzon Prokurorinë

29/03/2010 15:45

Në raportin e fundit,  Kontrolli i Lartë i Shtetit  vëren se vlera e abuzimeve nga institucionet shtetërore me paratë e buxhetorëve është rritur. Duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë për veprimtarinë e punës për vitin 2009, kryetari i KLSH-së Robert Ceku tha se dëmi i zbuluar është 73 milionë dollarë, për  periudhen 2007- 2009. (UPDATE)

KLSH ka bërë 9 kallëzime penale, për një total dëmi të shkaktuar prej 110 milion dollarësh. Por  kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, akuzoi prokurorinë për mosndjekje të denoncimeve, madje në mjaft raste cëshjet jane pushuar me argumente jo profesionale.

“Ka një nivel të dobët profesional, kuptojnë pak ose aspak nga problemet e ekonomisë. Ka patur raste kur prokurorë të rretheve i kanë pushuar cështjet e ngritura dhe argumentimet kanë qenë të dobëta, ndaj jemi detyruar që të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, u shpreh Ceku.

Sipas tij, zhdemtimi i demeve është realizuar ne masën 75 perqind. Kreu i KLSH-së, deklaroi se ka ardhur koha per ndryshime esenciale ne ligjin organik të KLSH-së dhe per auditin e brendshëm.

Top Channel