I jepet lamtumira Agim Qirjaqit

29/03/2010 16:20

Eshte percjelle per ne banesen e fundit artisti i njohur Agim Qirjaqi. Ne Teatrin Kombëtar u kryen homazhe per te nderuar figuren e tij. Te pranishem ishin familjare, miq, kolege dhe politikane.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi vlerësoi veprën e këtij artisti të madh, që do t’u vlejë edhe brezave të ardhshëm.

Kryetari socialist Edi Rama, vec keqardhjes së madhe për humbjen e Qirjaqit shprehu edhe shqetësimin për shuarjen e këtyre figurave njera pas tjetrës, sidomos vitet e fundit duke lënë bosh vende të panteonit të gjallë të kollosëve shqiptarë të artit.

Regjisori Gëzim Kame në vlerësimet e tij për Qirjaqin përmend kulturën e lartë profesionale, kompletimin e tij si regjisor, si dhe vlerat intelektuale të padiskutueshme që gezonte ai.

Agim Qirjaqi mbylli syte perjete ne moshen 60-vjecare mesditen e se dieles, pas mundimit te gjate nga semundja e alzeimer-it. Ndarja e tij nga jeta dhe skena eshte nje humbje e madhe edhe per kinemane dhe teatrin shqiptar.
Qirjaqi mbahet mend për rolet e tij të shumta në skenat e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, sidomos për rolet në filmat “Lulëkuqet mbi mure”, “Dimri i fundit”, “Radiostacioni”, “Apasionata” etj.

Top Channel