Elbasan, 2 mijë banorë të izoluar nga përroi

28/03/2010 17:45

Mbi 2 mijë banorë të fshatrave Murras, Pajun, Papërr e Sallak të komunës Paperr  për të shkuar në Elbasan duhet të kalojnë përmes përroit të Paprrit pasi nuk kanë një rrugë.

Banoret e këtyre fshatrave kërkojnë ndërtimin e një rruge pasi gjatë dimrit në këtë  përrua shumë persona kanë humbur jetën.

Femijët e kanë më të vështirë, pasi duhet të kalojnë cdo ditë përmes këtij përroi për të shkuar në shkollë. Në jo pak raste ata braktisin mësimin pasi nuk mund të kalojnë përmes përroit.

Situata bëhet edhe më e rënde kur banoret kanë raste gezimesh apo hidhërimesh, pasi ata duhet të paguajne me para disa automjete për të kryer ritet e duhura.

Top Channel