PS: Berisha të reflektojë sa më parë

26/03/2010 14:10

Partia Socialiste kërkon nga kryeministri Sali Berisha që të dëgjojë opozitën dhe ndërkombëtarët për lejuar hetimin e plotë dhe transparencën e pakushtëzuar të zgjedhjeve.

Deputetja socialiste Arta Dade theksoi sot në kushtet aktuale është lënë vetëm një rrugë, ajo e zhvillimit të protestave deri në largimin e kryeministrit, i cili nuk ka ofruar asnjë alernative për zgjidhje.

“Duke qenë në konflikt të hapur me opozitën, me partnerët ndërkombëtarë, me institucionet e pavarura, me Kushtetutën dhe ligjin, Sali Berisha nuk ka shumë kohë që të bëjë të paktën njëherë në historinë e tij politike gjënë e duhur në momentin e duhur”,u shpreh Dade.

 

Top Channel