Pashkët, aplikim për pasaportat edhe në fundjavë

26/03/2010 14:50

Zyrat e aplikimit per pasaportat biometrike do te jene ne sherbim te qytetareve edhe ne ditet e shtune dhe te diel, 27 dhe 28 Mars dhe 3 dhe 4 Prill, qe perkojne me ardhjen e emigranteve ne Shqiperi, per te festuar Pashket.

Ne nje njoftim per shtyp Ministria e Brendshme deklaroi se nga ora 8 deri ne 18 do te sherbejne edhe zyrat e shperndarjes se pasaportave biometrike prane komisariateve dhe drejtorive te policise ne qarqe.

Sipas Ministrise se Brendshme ne zyrat e shperndarjes gjenden rreth 80 mije pasaporta te paterhequra. Kjo ministri fton qytetaret t’i marrin ne sportelet perkatese.

Top Channel