Cirk me cirkun e Tiranës

26/03/2010 16:00

Cirku i Tiranes, i vetmi në Shqipëri, brenda 6-mujorit të parë të vitit do të kalojë në vartësi të MTKRS-së, duke u shndërruar në një institucion kombëtar. Eshte ky premtimi i ministrit Ferdinand Xhaferaj, që garantoi kështu vazhdimin e traditës së Cirkut, që rrezikon të mbyllet.

Sipas tij, pa dashur te krijoje konflikt me Bashkine e Tiranes, kjo e fundit nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur.

Kërkesa për kalimin e Cirkut në institucion kombëtar u bë nga Sindikata e artit. Por drejtori i Qendres Kulturore ‘Tirana’, Kico Londo, që ka aktualisht në varësi edhe cirkun, duke pohuar se do të pranonte cdo zgjidhje të vlefshme për këtë, bën me dije se nuk asnjë njoftim zyrtar as nga Ministria e as nga Bashkia per kalimin e cirkut ne insitucion ndërkombëtar.

Toka ku eshte vendosur Cirku i Tiranes është në proces gjyqësor mes bashkise dhe pronarit.

Top Channel