“Gërdeci”, përplasen ushtarakët

26/03/2010 15:10

Salla ku zhvillohet procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit është kthyer në një arenë akuzash dhe kundërakuzash mes ushtarakëve të lartë, njëra palë si të pandehur dhe tjetra të thirrur si deshmitarë.

Gjeneral brigade Astrit Jaupi ka dëshmuar para togave te zeza për nisjen e punimeve në ish- brigaden e tankeve në Gerdec, që u kthye në kantier demontimi. Ish-komandant i Forcave Ajrore, Jaupi tha se ishte vënë në dijeni nga vartësit për punimet që kishin nisur dhe prishjen e dy objekteve ushtarake dhe menjëherë kishte njoftuar eprorin e komandës së bashkuar, Shpëtim Spahiu.

Por sipas Jaupit megjithë komunikimet e shpeshta me të, ish-komandanti Shpëtim Spahiu i ka thënë të lejohen punimet, pasi ishte në të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, të kompanise Meico dhe të disa amerikanëve. Ne kete pike, mes te pandehurit dhe deshmitarit ka patur debat, pasi Spahiu e ka mohuar te kete komunikuar ne telefon. Nderkohe qe deshmitari i revoltuar i ka drejtuar gishtin duke i thene “ ti me the te vijojne punimet, te kerkova shkrese zyrtare por ajo shkrese zyrtare nuk erdhi kurre”.

Deshmitari Jaupi deshmoi per mese 2 ore e gjysmë, ndërkohë që i pandehuri Spahiu e distancoi veten nga akuzat qe i drejtoi kolegu i tij duke thënë se nuk ka dhënë kurre urdhër. Pas Jaupit dëshmuan edhe katër ushtarakë të tjerë, mes të cilëve shefi i brigades operacionale Fatmir Hoxha dhe ish ushtarakë që ishin roje në ish-brigadën e tankeve dhe që kanë matur raport shërbimi për të gjitha punimet dhe prishjet e objekteve hap pas hapi.

Top Channel