Gjirokastër, pranga për gjobëvënie dy personave

25/03/2010 16:45

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin në orët e para të mëngjesit të dy personave, Bashkim Dushi 60 vjec dhe Julian Gjinaj 31.

Këta shtetas, sipas deklaratës zyrtare të policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet presionit, i kanë kërkuar një shtetasi me detyrë doganier në pikën doganore të Kakavijës, që të paguajë një shumë prej 1500 eurosh kundrejt mospublikimit të një materiali filmik kompromentues që pretendonin se ia kishte bërë këtij doganieri një shtetas me inicialet E.D.

Pas ndalimit, personave në fjalë iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma prej 1500 eurosh, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, E.D, i cili dyshohet të jetë i implikuar në ngjarje dhe që është me detyrë gazetar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel.

Nisur nga sa më sipër, Top Channel nga ana e tij distancohet nga cdo veprim antiligjor për përfitim personal i shtetasve të mësipërm dhe garanton integritetin dhe seriozitetin e emisionit “Fiks Fare” dhe televizionit përpara publikut.

Top Channel