Sheshi ‘Skënderbej’, kalë beteje

24/03/2010 15:25

Sheshi “Skënderbej” eshte kthyer ne kalin e betejes se re mes qeverisë dhe pushtetit lokal në Tirane, kryeministrit Berisha dhe kreut të bashkisë Edi Rama.(UPDATE)

Në mbledhjen e qeverise kryeministri urdhëroi asfaltimin e sheshit në qendër.

“Cdo i huaj qe vjen, me ngre cështjen e sheshit. Imagjino, mendojnë së Bashkisë së Tiranës nuk i jepet asnjë qindarkë, sepse nuk ka njeri që të mendojë se sheshi lihet me qëllim në atë gjendje”, u shpreh Berisha.

Si Berisha ashtu edhe Rama, pranojnë se sheshi është në gjendje të mjerueshme, por Edi Rama, fajëson qeverinë se nuk bën shpronësimin e nevojshëm, ndërsa Sali Berisha fajëson Bashkinë e Tiranës se e ka ndryshuar disa herë planin për rikonstruksionin e sheshit.

Me kete arsye, kryeministri i kerkoi ministrit Sokol Olldashi nje plan urgjent për asfaltimin e sheshit derisa bashkia të nisë punën.

“Qeveria e Kuvajtit ka dhene 10 milione USD per sheshin. Ka te pakten dy vjet që paratë janë disponibël. Cdo gje eshte disponibël. Të shkosh nga xhamia ne hotel ‘Tirana’ është një udhëtim në horror. Kërkoj me urgjence planin e asfaltimit të sheshit. Nuk ka njeri ndërmend te marrë kompetencat e pushtetit vendor, por nuk mund të lejohet një situatë diskretituese.
 
Një ditë më parë, kryebashkiaku Edi Rama, premtoi se puna në sheshin ‘Skënderbej’ do të nisë së shpejti dhe menjeherë, pas deklaratës së kryeministrit Berisha u konfirmua se kjo është cështje ditësh.

“Tirana nuk ka nevoje per asfaltin qeveritar ne sheshin ‘Skenderbej’ per te thelluar gropen e autonomise vendore e per te krijuar nje ngjarje ‘alla Zog i Zi’. Fillimi i punimeve ne sheshin ‘Skenderbej eshte ceshtje ditesh. Mundesia per qarkullimin e makinave, pasi te fillojne punimet, eshte sfida per te cilen qeveria eshte e mirepritur te kontribuoje me fondin e nevojshem per hapjen e aksit te mbetur te unazes se vogel, ku gjendet sot godina e INSIG-ut”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Por megjithëse një projekt qeveritar per asfaltimin e sheshit ‘Skenderbej’ po duket tani i panevojshem, ndoshta ai mund te spostohet ne fund te bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’, ne sheshin ‘Nene Tereza’, po aq problematik ne infrastrukture sa sheshi ‘Skenderbej’.

Top Channel