Rebelimi, rriten dietat e komandove

24/03/2010 15:30

Ka mjaftuar ankesa e komandove të Afganistanit për pagesën e dietës ditore, që për të gjitha misionet të ndryshoje vlera e kësaj diete nga 60 dollarë në 85 euro në ditë.

Rritja e pagës është bëra pas ankesës me shkrim të firmosur në dhjetor 2009 nga 80 komando me shërbim në Herat dhe Shina të Afganistanit të cilët u ankuan për pagesën e ulët dhe 10 përqindëshin që tatohej prej saj. Pikërisht ky problem financiar i komandove ka sjellë edhe largimin nga radhet Forcave të Armatosura të 29 nënoficerëve të cilët sipas Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm kanë thyer rregullat e ushtarakut.

Sipas të njëjtave burime ish-komandot e Afganistanit janë rebeluar dhe kanë turpëruar atdheun me aleatet pasi në dhjetor ata pervec ankesës me shkrim kanë refuzuar të dalin me shërbim. Po nga ana e tyre nenoficeret e përjashtuar thonë se neni 15 u jep të drejtën e ankesës në grup. Për këtë ata i janë drejtuar edhe Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave, pasi sipas tyre nuk kanë marrë asnjë motivim me shkrim se perse jane perjashtuar, por udheri i largimit u është komunikuar nga roja në hyrje të institucionit. Por ndërsa ankesa për ceshtje financiare e ketyre komandove u hapi probleme vete atyre, nga kjo kane perfituar te gjitha misionet jashte shqiperise.

Aktualisht vendi yne ka misione ne cad, ne afganistan, ne bosnje per cminimin, ne Irak dhe ne Oseti te Gjeogjise, keta te fundit si vezhgues te OKB-së.

Top Channel