Përmbytjet, ankesa për dëmshpërblimet

24/03/2010 12:05

Banorët e Nenshkodrës dhe lagjet periferike të qytetit të dëmtuara nga përmbytja kanë reaguar ashpër në lidhje me dëmshpërblimet.

Disa familje kanë patur banesat 2 metra uje por nuk e gjejnë emrin në listat e miratuara nga qeveria. Një prej tyre është familja e Pëllumb Fushazit në lagjen Ajasëm të Shkodrës. Kjo zonë u zhyt e gjitha nën ujë dhe gjithcka qëndroi për ditë të tëra në rrjedhën e lumit Drin.

Njëri prej të përmbyturve, Ramazan Shkëmbi i cili rrëfen se është vlerësuar deri më 10 mijë lekë të reja në një kohë që shumë pajisje shtepiake janë dëmtuar përfshirë dhe muret e shtepisë.

Në këtë zonë që ka qenë dhe me e prekura nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës, janë të shumtë qytetarët që ankohen  për mungesë të emrit në listat e dëmshpërblimit dhe vlerësim të mangët.

Një tjetër banore kësaj zone, Prena Cela nuk figuron ne listen e demshperblimit shprehet se do hedhe  ne gjyq komisionin e verifikimit

Nderkohe ne qarkun e Shkodres thuhet se listat ende nuk jane publikuar dhe se nuk perjashtohet ndonje gabim nga grupet e verifikimit.

Top Channel