Olldashi: Rama gënjen për sheshin “Skëndërbej”

24/03/2010 19:55

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka hedhur poshtë deklaratat e bashkisë së Tiranës, se ka gati projektin për strukturimin e sheshit “Skëndërbej” në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, Olldashi ka deklaruar se cështja e sheshit të kryeqytetit i kalon kompetencat e pushtetit vendor.

“Bashkia përsëri gënjeu kur tha se do fillojë punimet brenda pak ditëve dhe se ka projektin gati. Një projekt i tillë, duke qenë sheshi kryesor i vendit, kalon kompetencat e pushtetit vendor”, ka pohuar Olldashi.

Më tej ministri i është referuar një vendimi të miratuar nga vetë Edi Rama, kur ka qenë ministër i Kulturës, që thotë se për shtrimin e sheshit “Skëndërbej” duhet edhe ndërhyrja e qeverisë.

“Gjithashtu, sheshi “Skëndërbej”, sipas Ramës kur ka qenë ministër Kulture, bën që Ministria e Transporteve të bashkëpunojë. Ne nuk kemi pasur asnjë kërkesë për këtë projekt. Gjithësesi, ne jemi te gatshëm që fondit kuvajtian t’i shtojmë fondin e qeverisë”, ka shtuar Olldashi.

Top Channel