Durrës, Dako: Të shkrihet KRRT

23/03/2010 15:35

Porti i peshkimit dhe një vendim politik i së djathtës vazhdojnë të mbajnë peng funksionimin e KRRT-së në bashkinë e Durrësit. Mbledhja e rradhes ka dështuar sërish për shkak të mungesës së 8 anëtarëve të djathtë të ketij këshilli teknik, ndërsa kryetari i tij, Vangjush Dako ka deklaruar se do t’i drejtohet gjykates ose do te kërkoje shkrirjen e këtij institucioni.

Mollë sherri mes paleve është bërë porti i peshkimit dhe qëndrimet e kundërta për vendodhjen e tij, që sipas Dakos bie ndesh me planin rregullues te qytetit dhe gjykimin e specialistëve.

Antarët e djathtë të KRRT-së kanë vendosur të bojkotojnë mbledhjet e saj në rast se në rend të ditës nuk përfshihet rifreskimi i lejes për shesh dhe ndërtim të portit të peshkimit

Top Channel