Mirësevini në Shqipërinë virtuale! Një faqe interneti është përveç të tjerash edhe një pasaportë. Përmes mbaresës së saj mund të kuptohet vendi i saj i origjinës. Sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, çdo vend i botës, ka kodin e vet me të cilin identifikon faqet e internetit që hapen për llogari të individëve të vet.

Si në të gjithë botën, Shqipëria gëzon të drejtën për t’u përfaqësuar me siglën e saj në internet, të drejtë ekskluzive të cilën e gëzon prej 1992-shit. Sot, i vetmi autoritet që mundëson licensimin është Institucioni i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

“Simboli.al ka filluar të administrohet në 2008 prej AKEP. Më parë ne thjesht mbanim të dhënat, pasi pajisjet ishin në Universitetin e Pisa-s në Itali dhe regjistrimi bëhej në bashkëpunim me Inima-n”, shprehet Gazmir Isakaj.

Domein-i, kjo seri karakteresh alfanumerike, që shërben për adresimin, përfaqësimin e një faqe interneti, përbën një lloj aseti për zotëruesit, por vetëm institucionet, personat juridikë, fizikë apo tregëtarë kanë të drejtën e mbajtjes së domeinit të tyre, simbolin “.al”.

Gjithcka menaxhohet në disa servera, të cilët ruhen në një dhomë të zakonshme brenda autoritetit përkatës, e ku jo cdokush ka të drejtën e njohjes dhe ndërhyrjes në informacion. Po ashtu edhe për të dhënat e “test”-domeinit që kemi kërkuar. Pas verifikimit, Adiatrik Allamani do të procedojë regjistrimin e domeinit të kërkuar me “.al”.

“Në momentin që kryhet pagesa fillon procedura e regjistrimit”, thotë Allamani.

Domeinet të cilët mbajnë simbolin e shtetit shqiptar nuk janë më shumë se 2100. Drejtori i kabinetit pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, Gazmir Isakaj thotë se shumë shpejt këtë mundësi do ta ketë çdo person.

“Së shpejt me liberalizimin, cdo person do të ketë të drejtën e sigurimit të një domeini.al”, thotë Gazmiri.

“Vetëm ne mund ta hapim një domein. Me liberalizimin do të licensohen disa agjenci për të shitur domeine”, tregon Barjoni.

Një erë e re pritet pra të përshkojë botën shqipfolëse të internetit. Nuk do të jenë më kodet komerciale.com apo ato të shteteve të tjera që do të përmbledhin pasurinë shqiptare në faqe interneti. Siç premtojnë autoritetet, së shpejti kushdo do të mund ta shprehë patriotizmin e vet edhe përmes kodit të internetit.

“Me liberalizmin e domeineve cdo subjekt apo person juridik, mund të përdorë cdo lloj emri. Do të ketë një listë emrash të ndaluar dhe të rezervuar, të cilët do të përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur. Përgjegjësia për cdo aplikim emri i takon subjektit”, tregon Bajroni.

Dhe teksa teknikët parashikojnë një dyndje të vërtetë për të marrë gjithsecili emrin e vet me mbaresën “.al”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA