Kriza, demokratët ftojnë socialistët

21/03/2010 17:55

Partia Demokratike reagoi menjëherë, pasi opozita deklaroi se ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet është në kundërshtim me rregulloren dhe me kërkesën për hapjen e kutive.

Sipas demokrateve mospjesëmarrja në votim e socialistëve konfirmon se alternativa e vetme e kreut të opozitës është bojkoti dhe bllokimi.

Megjithatë demokratet, nepërmjet, kryetarit të Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumci, ftuan socialistët të nisin së bashku punën në komisionin hetimor për zgjedhjet.

Top Channel