Përmbytjet në Maliq, qeveria do t’i dëmshpërblejë

20/03/2010 19:45

Qeveria merr masa për dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga përmbytjet në fushën e Maliqit.

Deputeti Edmond Spaho ka thënë nga Korca në një deklaratë për shtyp, se ka filluar verifikimi dhe vlerësimi i dëmeve në terren në tokat e përmbytyra, ndërkohë që pas kësaj etape dhe identifikimit të dëmeve për cdo fermer do të nisë dëmshpërmbimi monetar.

“Janë gjithsej një milion dollarë që do përdoren për thellimin e shtratit të Devollit për largimin e ujit nga fushat. Qeveria do bëjë kompensimin për të gjitha këto përmbytje, të ardhura për shkaqe natyrore”, thekson Spaho. Sipas drejtorit të bujqësisë, Adrian Maho, 1900 hektarë vazhdojnë të jenë të përmbytura, ndërsa 800 të tjera janë liruar nga uji.

Drejtori i bujqësisë në Korcë ka bërë të ditur se komuna më e prekur është ajo e Vreshtasit, ndërkohë që pas kullimit të ujit do identifikohen dëmet në të mbjella dhe do kryhet kompensimi për cdo parcelë.  

Top Channel