Berisha: Transparencë duke respektuar kushtetutën

20/03/2010 19:35

Kryeministri Sali Berisha deklaron në samitin e Brdos në Slloveni, se synimi i Shqipërisë është integrimi europian së bashku me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Por shefi i qeverisë komentoi edhe qëndrimet e fundit të opozitës shqiptare.

“Opozita ka të gjitha hapësirat për të marrë pjesë në parlament, në komision, për të protestuar. Që të gjitha këto i ka dhe do t’i ketë të garantuara në një sistem demokratik. Parlamenti Shqiptar po tregon një frymë dhe një vullnet të paqortueshëm. Kushtetuta e Shqipërisë duhet të respektohet, tarnsparenca duhet të realizohet dhe që të dyja këto janë 100 % të mundshme”, theksoi shefi i ekzekutivit shqiptar.   

Top Channel