Vijojnë punimet e seancës maratonë

19/03/2010 11:35

Seanca maratonë e nisur pasditen e djeshme në parlament po vijon me diskutimet e deputetëve pro dhe kundër argumentit të hapjes së kutive.

Palët duket se janë ende në qëndrimet e një dite më parë kur mazhoranca dhe opozita nuk leshonin në qëndrimet e tyre duke mos sjelle asnjë marrëveshje.

Diskutantet socialistë dhe demokratë kane vijuar të leshojnë akuza reciproke dhe dhënien e arsyeve për hapjen apo mos hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore nga komisioni hetimor parlamentar per te cilin palet kane rene dakort dite me pare per ndertimin, por diskutimi ka ngecur ne momentin e caktimit të axhendës së punës së ketij komisioni, në detaje.

Top Channel