Nis seanca parlamentare, Bizhga akuza PD-së

19/03/2010 09:55

Ka nisur seanca e sotme parlamentare, në të cilën pritet të arrihet një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Aktualisht në seancë po flet deputeti i PS, Gazmir Bizhga, i cili akuzon mazhorancën për manipulim të procesit zgjedhor dhe për shantazhe ndaj mbështetësve të Partisë Socialiste.

“Opozitës nuk iu la ambient pa iu dhunuar. Komisionerët e opozitës shantazhoheshin me jetën e tyre dhe atë të familjarëve. Asnjëherë Policia e Shtetit nuk dha përgjigje për autorët e këtyre shantazheve. Opozita u pengua të zhvillonte hapur fushatat, me partitë e mazhorancës që kërcënonin banorët me pushim nga puna nësë merrnin pjesë në mitingjet elektorale. Këtë pësuan edhe mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të administratës”, ka deklaruar Bizhga.

Deputeti socialist e ka vënë theksin tek procesi zgjedhor në Ishëm, ku sipas tij PD ka blerë votat përmes aferave të pista korruptive. Ai ka shtuar më tej se rasti i Ruzhdijes nuk është unik, ndaj dhe nevojitet transparencë.

Top Channel