Ndërpritet seanca, përplasje mes Bizhgës e Strazimirit

19/03/2010 19:00

Tension në parlament për shkak të një përplasjeje fizike mes deputetëve Gent Strazimiri dhe Gazmir Bizhga.

Punimet janë ndërprerë dy herë radhazi pasi gjendja në sallë është acaruar mjaft. Gjithcka ka ndodhur kur Bizhga ka kërkuar të marrë fjalën për replikë pas deklaratës së deputetit demokrat, Ilir Cara, por nuk i është hapur mikrofoni. Strazimiri ka debatuar më pas me Bizhgën, i cili ka tentuar ta godasë, por është neutralizuar në kohë nga rojat e gardës.

Seanca është ndërprerë për 5 minuta dhe pas rifillimit të saj me një replikë të Bizhgës, situata ka precipituar shumë shpejt, sërish në përplasje mes dy deputetëve.

Nuk dihet se kur do të nisin punimet e seancës plenare, ku opinioni publik vendas dhe ai nderkombetar presin qe palët të shkojnë drejt një zgjidhjeje të krizës politike.

Top Channel