Kriza, pritet të nisë seanca parlamentare

19/03/2010 09:20

Pritet të fillojë nga momenti në moment seanca parlamentare, e cila është shansi i fundit i klasës politike shqiptare për të arritur një marrëveshje para vizitës së komisionerit të Zgjerimit, Shtefan Fule.

Në seancën e djeshme pozita dhe opozita, përvecse përdorën replika të ashpra ndaj njëra-tjetrës, nuk arritën në një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike.

Opozita, e përfaqësuar vetëm nga Partia Socialiste, ka vijuar me qëndrimin e saj për hapjen e kutive, gjë që është kundërshtuar sërish nga Partia Demokratike, e cila e cilëson këtë opsion si anti-kushtetues.

Gjatë seancës së djeshme kryeministri Berisha propozoi ngritjen e një grupi të posacëm prokurorësh që të hetojnë zgjedhjet, propozim që është cilësuar si qesharak nga deputetët socialistë.

Top Channel