MT: Rruga e re Tiranë-Elbasan, e leverdisshme

18/03/2010 15:45

Rruga Tiranë-Elbasan e gjatë 32.6 kilometra eshte perllogaritur të kushtojë 260 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Transportit edhe pse ky do të jetë një investim tepër i kushtueshëm i qeverisë, leverdisshmëria ekonomike e kësaj rruge për banorët e Tiranës, Elbasanit dhe te zonave ku do të kalojë kjo rruge, do e justifikojë këtë cmim.

Sipas zevendesministrit Ernest Noka fakti që kjo rrugë do të kalojë në më shumë se gjysmën e siperfaqes së saj në zonë urbane do sjellë mundësi për zhvillim aktiviteti për banorët e zonave ku do të kalojë kjo rrugë.

“Zona e parë prej 2,3 km do jete ne zone urbane,do jete nje impuls zhvillimi ekonomik për Tiranën dhe Elbasanin”, u shpreh Noka.

Aktualisht është gati projekti i studimit të ndërtimit të kësaj rruge por nuk ka filluar akoma procesi i përzgjedhjes së kompanive private që do të merren me ndërtimin e saj. Kjo rrugë do të jetë një investim që do të realizohet tërësisht me fondet e buxhetit të qeverisë .

Top Channel