Kriza, vazhdojnë debatet ne kuvend

18/03/2010 23:00

Vazhdon debati në parlament për projektligjin e hetimit të zgjedhjeve. Ne vigjilje te seancës se sotme faktori ndërkombëtar kishte shtuar presionin duke kërkuar me patjetër gjetjen e një zgjidhjeje.

Por diskutimet e deritanishme nuk kane dhene asnje shenje per arritjen e nje kompromisi mes dy paleve.

Opozita është e vendosur në qendrimin e saj për hapjen e kutive, ndërsa pothuajse pas cdo fjalimi ka ndërhyrë kryeministri Sali Berisha i cili ka ofruar hetim të zgjedhjeve por pa dalë mbi vendimet e gjykatave.

Gjatë diskutimeve disa deputetë të opozitës dhe kryeministri Berisha u perfshinë në një debat gjatë kësaj seance, duke kujtuar vitin 1997.

Seanca ka nisur rreth orës 18:00 dhe duket se do të vazhdojë gjatë pasi jane mbi 70 deputetë që kanë prenotuar diskutimet e tyre.

Nuk dihet se kur do të jetë fundi i kësaj seance që i ka të gjitha gjasat që të shënojë rekord në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

Top Channel