Importuesit e karburanteve: Rritje e çmimit

18/03/2010 09:05

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve gjykon se në të ardhmen do të ketë ndikime të  tjera në tregun e hidrokarbureve.

Sipas tyre, dalja nga recesioni i një numri të konsiderueshëm kompanish të njohura ndërkombëtare dhe i shteteve të prekura nga kriza globale, fillimi i rritjes ekonomike në këto vende etj., pritet të sjellë domosdoshmërisht një rritje të kostos së lëndëve të para, një ndër më kryesoret nga të cilat janë edhe hidrokarburet.

Tjetër shkak do të jetë rritja e taksës që pritet të miratojë së shpejti qeveria.

Parashikimet janë për një çmim në bursën ndërkombëtare të karburanteve jo më pak se 100 dollarë/fuçi, gjë që do të ndikojë domosdoshmërisht edhe në luhatjet e çmimeve të këtij produkti brenda vendit.

Në periudhën tetor 2009–janar 2010 çmimet e bursës për produktet hidrokarbure kanë variuar nga 67 USD/fuçi deri në 72 USD/fuçi, që do të thotë një kuotim i produktit të gatshëm në nivelin midis 560-710 USD/ton.

Nga muaji janar 2010 deri në mars 2010, çmimet në bursë kanë njohur një kapërcim të dukshëm, duke kuotuar një fuçi naftë nga 79–83 USD/fuçi.

Ose e thënë ndryshe produkti i gatshëm është kuotuar në nivelin nga 660–700 USD/ton.

Top Channel