Halimi: Tolerojmë gjithcka vec Kushtetutës

18/03/2010 21:55

Deputeti i PD, Eduard Halimi ka deklaruar se deri tani pozita dhe opozita nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre. Megjithatë, ai ka theksuar se PD është e gatshme të bëjë lëshime brenda kornizës kushtetuese.

“Jemi në pozicionet publike. Por PD ka bërë të qartë se është e gatshme të bëjë tolerim, pervec shkeljes së Kushtetutës. Nuk mund të lejojmë shqyrtimin e provave që i ka shqyrtuar sistemi gjyqesor. Ky është një parim themelor. Këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe ndërkombëtarët”, ka pohuar Halimi.

Deputeti demokrat ka nënvizuar se të gjithë kanë thënë se komisioni parlamentar duhet të funksionojë në bazë të Kushtetutës.

Ai ka shtuar më tej se mazhoranca po bën të gjitha përpjëkjet për të zgjidhur këtë krizë, duke bërë edhe propozimin për një hetim special nga prokuroria, i cili duhet të veprojë gjithashtu në bazë të Kushtetutës.

“Mazhoranca, duke qenë se ka marrë përsipër për të qeverisur vendin, po bën të gjitha përcapjet për të zgjidhur krizen, në bazë të Kushtetutës. Grupimi i 100 prokurorëve është i mundshëm, por edhe ky hetim duhet të jetë i bazuar tek Kushtetuta”, ka shtuar Halimi.

Top Channel