Dervishi: Palët po ezaurojnë zgjidhjet e këqija

18/03/2010 21:40

Sipas analistit Lutfi Dervishi, klasa politike shqiptare, e cila e ka futur vendin në një krizë politike, nuk ka arritur ende në pikën kur duhet të bëjë lëshime.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Dervishi është shprehur se deri tani, pavarësisht seancës parlamentare, si mazhoranca ashtu edhe opozita nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

“Bashkohem me idenë se politikanët shqiptarë bëjnë zgjedhje te mira pasi ezaurojnë të këqijat. Ajo që vura re gjatë orës së parë të debatit ishte qëndrimi kompakt i opozitës për të bërë politikë në Parlament dhe nje kthesë e një perpjekjeje të kryeministrit me zotin Dokle, që kjo seancë të shërbente për zgjedhjet. Por deri tani mazhoranca ka folur për aspektet ligjore dhe opozita për kutitë”, është shprehur Dervishi.

Top Channel