Pameca: Problem me kufinjte

16/03/2010 19:55

Pavaresisht arritjeve qe u permenden ne takimin e katert te paleve te interesuara per arritjet e Policise Shqiptare per gjashte muajt e fundit, te asistuara nga misioni Pameca, nje pjese e raporit qe ka edhe kritika, u kalua ne heshtje.

Mes sfidave qe policia duhet te perballoje eshte edhe menaxhimi i kontrolluar i kufinjve, per te cilen, ne pjesen e papublikuar te raportit ka kritika per portin e dyte me te madh ne vend, ate te Vlores. Ne raport thuhet se ekspertet e Pameca-s e klasifikojne situaten ne Portin e Vlores si jashte standarteve Shengen.

Mes te tjerave, aty leshohen kritika per pajisjet qe sipas eksperteve ishin teper te vjetra per t’u perdorur aktualisht ose ne kabina nuk kishte pajisje per kontrollin e dokumentave, ose policet e kesaj pike duhen trajnuar menjehere. Por ministri i Brendshem, Lulezim Basha e konsideroi kete gjashte mujor si te sukseshem. “Ne kuadrin e reformave te ndermarra ne keto 6 muaj qe kane transformuar rrenjesisht disa nga praktikat per te realizuar kriteret e liberalizimit te vizave, duket sikur gjendemi ne nje fushate kur ne te vertete nuk ka qene keshtu”, theksoi Basha.

Nderkohe, ambasadori i KE-se ne Tirane, Helmut Lohan e konsideroi ceshtjen e makinave pa targa te njejte si pazbatueshmeria e ligjit anti-duhan. “Zoti minister, ju do me falni nese permend nje fushe ku une nuk kam pare asnje progres qekur kam ardhur ne Shqiperi. Kam pare progres ne disa fusha, por ne kete s’kam pare asnje porgres, numri i madh i makinave me targa te huaja ne rruget e Tiranes. Disa here kam pyetur veten nese legjislacioni i perket te njejtes kategori si ligji i antiduhan, me fjale te tjera, nje pjese e legjislacionit, i shkruar ne leter por qe nuk zbatohet”, deklaroi Lohan.

Top Channel