Dogana, aksion te befasishem te karburantet

16/03/2010 08:55

Dogana shqiptare kreu dje nje aksion te befasishem ne Portin e Durresit dhe Porto Romanos, me pikesynim depozitat e karburanteve.

Per tregtaret importues, situata eshte bere e padurueshme, pasi aksioni i djeshem pasonte dy te tjeret, zhvilluar brenda nje harku kohor te shkurter.

Renia e te ardhurave nga zhdoganimi i karburanteve i ka detyruar autoritetet te nisin aksione kuturu, pa nje plan konkret, pasi rezultati i deritanishem ka qene zero.

Burime konfidenciale prane Drejtorise se Pergjithshme konfirmojne nje detaj te aksionit, i cili kishte per qellim verifikimin e sasive ne depozitat e karburanteve ne portet, si dhe ne magazinat doganore.

Renia e te ardhurave ne dogana eshte ndikuar kryesisht nga niveli i ulet i zhdoganimit te karburantit, dhe kjo per disa arsye, qe lidhen pikesepari me çmimin e tij ne bursa, uljen e kerkeses ne treg, si dhe per shkak te prodhimit te brendshem, i cili po mbyt tregun ne menyre te habitshme.

Top Channel