NATO: Bllokoni ligjin per SHISH

15/03/2010 19:35

Qeveria shqiptare ka marre nje leter nga zyra pergjegjese e NATO-s per koordinimin global te sigurise, i ashtuquajturi NOS.

NOS-i i kerkon qeverise se Tiranes qe pr/ligji i ri per SHISH te kaloje me pare nga kjo zyre, qe perbehet nga 3 dege: Orientimet e pergjithshme, Inteligjenca per sigurine dhe Siguria e mbrojtjes.

Kerkesa per nje shqyrtim te pr/ligjit nga eksperte nderkombetare u formulua fillimisht nga ambasadori Withers.

Ai tha se projekti, ashtu sic ishte miratuar ne komisionin parlamentar te ligjeve, binte ndesh me standartet e NATO-s dhe po e conte Shqiperine ne rruge te gabuar.

Kunder ligjit u shpreh edhe Edi Rama, i cili tha se Partia Socialiste nuk do te lejonte miratimin e ligjit nga Parlamenti.

Duke iu pergjigjur ne dukje Edi Rames, zedhenesja e Partise Demokratike iu pergjigj ne fakt indirekt ambasadorit Withers, kur tha se ligji eshte konform standarteve te NATO-s.

Por pikerisht diten qe ligji ishte lene per t’u shqyrtuar ne Komisionin e sigurise kombetare, qeverise i ka mberritur kjo leter nga NOS.

Seanca e se henes ishte nje seance degjimore me drejtorin e SHISH-it Bahri Shaqiri. Qendrimi i tij ne krye te SHISH-it mund te nderpritet nga vendosja e nje mandati 5 vjecar per drejtuesit e sherbimit.

Por ne komisionin e sigurise drejtori Shaqiri u shfaq i shtendosur. Me i prere u duk kryetari i komisionit, Leonard Demi.

Kamerat u lejuan vetem ne fillim te seances dhe me pas diskutimet vijuan me dyer te mbyllura. Por seancen e ndoqen nga afer perfaqesues te ambasades amerikane, OSBE-se dhe misionit te Bashkimit Europian te asistences per sistemin e drejtesise, EURALIUS.

Ne fund te seances u vendos qe komisoni parlamentar i sigurise kombetare ta diskutoje projektligjin nen per nen te marten.

Por kerkesa e zyres se sigurise se NATO-s per shqyrtimin e projektligjit nenkupton pezullimin e tij deri ne dhenien e ekspertizes nga NATO.

Top Channel