Gerdeci, dy vjet me pas

15/03/2010 19:50

Kane kaluar dy vjet qe nga 15 marsi i vitit 2008, ku qindra shtepi u rrafshuan nga fuqia e shperthimit te fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec.

Dhjetra persona u plagosen dhe 26 vete humben jeten. Sot, dy vite me pas Gerdeci ka nje tjeter pamje. Por si jetojne keta banore, ku punojne dhe si e kujtpjne 15 marsin?

Rruga kryesore per ne Gerdec ende nuk ka perfunduar. I vetmi shkelqim i zones jane vilat dy-tre kateshe dhe ne dukje luksoze, te ngritura me parate e kompensimit.

Ne takojme disa nga banoret e Gerdecit dhe Marqinetit, te cilet jo vetem nuk e kane harruar 15 marsin, por sot kane frike edhe ta kujtojne.

“Ishallah e harrojme se ne e kujtuam”, thote nje banor. “Sa here qe vjen ajo date na hipen tmerri. Kemi nje dhimbje shume te madhe ne shpirt”, shprehet nje tjeter.

Banoret e Gerdecit merren me punimin e tokes prane shtepise, i vetmi aktivitet me te cilin jetojne. Ka disa me me fat qe pasi kane rindertuar shtepite kane hapur dyqane apo lokale. Por te ardhurat mbeten minimale.

“Punojme me dite. Kur ka pune ka, kur s’ka s’ka”, shprehet nje i moshuar. “Kam nje dyqan dhe nje lokal ku sherbej”, tregon nje banore tjeter.

Ish-punetoret e fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec, nje pjese e te cileve jane plagosur gjate shperthimit, sot jane te papune.

Por ndonese ne kushte te veshtira, ata dhe familjaret e tyre nuk duan me te degjojne per ndonje fabrike tjeter qe mund te mbjelle serish vdekje.

“Me dhimbje e kujtojme edhe pas dy vjetesh, por ajo qe na shqeteson me shume eshte drejtesia qe nuk po ve ne vend pergjegjesit”, thote nje banor.

Te papune, te traumatizuar dhe izoluar, keta banore vec varferise, ajo qe vazhdon t’i lendoje ende eshte rehabilitimi emocional dhe shendetesor i dhjetra te plagosurve rende nga shperthimi i mesdites se 15 marsit te 2008.

Top Channel