Thumane, banoret kerkojne kompensim

13/03/2010 16:15

Banore te shumte te fshatit Thumane ne Kruje kane protestuar pergjate rruges nacionale Fushe – Kruje – Mamurras.

Duke bllokuar per mese nje ore qarkullimin e automjeteve. Shkak i protestes sipas tyre eshte mosdhenia nga ana e qeverise e parave per banesat qe duhet te shemben per te zgjeruar nje pjese te segmentit per autostraden Durres-Kukes, e cila kalon ne Thumane. Banoret pretentojne se vleresimi i pronave te tyre eshte bere nen kosto.

Protesta e banoreve eshte shoqeruar edhe me pranine e policise e cila ka ndjekur ne distance tubimin. Kjo eshte hera e dyte qe banoret e Thumanes dalin ne proteste.

Top Channel