Ne Kosove vizita e ministrit te Jashtem shqiptar Ilir Meta ne Beograd eshte vleresuar me nota pozitive.

“Shqiperia ka luajtur gjithmone nje rol konstruktiv ne Ballkan. Bashkepunimin rajonal e duan te gjithe”, ka deklaruar zevendesministrja e Jashtme, Vlora Citaku.

Vleresime kane ardhur edhe nga analistet, sipas te cileve kjo vizite ka treguar se Beogradi mund te lere menjane dallimet per pavaresine e Kosoves dhe te bashkepunoje me fqinjet.

“Kjo vizite tregon gatishmerine e Serbise qe pavaresisht dallimeve per Kosoven, te mos ndikohen marredheniet me Shqiperine”, ka deklaruar analisti Azem Vllasi.

Ai ka shtuar me tej se me kete diplomaci konstruktive, Shqiperia nuk po zevendeson diplomacine kosovare, por po ndihmon ne vendosjen e marredhenieve ne rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA