Meta: Per Kosoven qendrime te kunderta

12/03/2010 10:55

Ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta ka deklaruar nga Beogradi se qendrimet e Shqiperise dhe Serbise per Kosoven jane teresisht te kunderta.

Megjithate, ka nenvizuar Meta, ajo qe lidh dy vendet eshte e ardhmja evropiane e te gjitha vendeve te rajonit.

“Per ceshtjen e Kosoves dy qeverite tona kane pozicione krejtesisht te kunderta. Por nga ana tjeter ne rame dakord se e ardhmja e gjithe rajonit eshte ne BE, duke mos lene askend pas”, ka pohuar Meta pas takimit me homologun Vuk Jeremic.

Ky i fundit u shpreh se, dallimi per Kosoven nuk eshte zvogeluar nga keto bisedime, nga te cilat eshte arritur ne perfundimin “pozitiv” qe ky dallim te izolohet dhe te mos ndikoje ne raportet dypaleshe.

Top Channel