Sugjerime produktesh nga stenda publicitare

11/03/2010 11:30

Reklama te sheh dhe e di se cfare kerkon dhe cfare ben tamam per ty! Duket e cuditshme por gjiganti i teknologjise japoneze NEC ka realizuar nje stende publicitare, qe arrin te beje nje njohje faciale me emrin “Next Generation Digital Signage Solution”.

Stenda ben dallimin e gjinise dhe moshes te personit qe kalon aty prane.

Duke patur keto te dhena ‘gatuhet’ me saktesi ajo se cfare i duhet klientit potencial, i cili mund te jete i lekundur per zgjidhjet e veta.

Kompania NEC ka shpjeguar se cdo stende disponon nje mini-kamera fotografike me nje monitor ne nje ekran te sheshte te integruar. Sa me shume qendron nje person prane nje stende aq me shume detaje dhe te dhena ekzakte dalin per te.

Top Channel