Nismat e PS-se, te henen serish ne Komision

11/03/2010 12:45

Komisioni i Ligjeve do te diskutoje serish ne fillim te javes se ardhshme per dy nismat e paraqitura nga Partia Socialiste.

Ne punimet e sotme keto nisma jane shoqeruar me debate nga deputetet e maxhorances dhe ata opozitare.

Deputetet e shumices kane mbajtur qendrimet e tyre te meparshme duke i quajtur jo kushtetuese nismat dhe kane theksuar se ato nuk respektojne vendimet e Gjykates.

Deputetet socialiste nderkohe kane mbrojtur propozimet ligjore duke theksuar se miratimi i tyre do t’i jape zgjidhje krizes ne vend.

Ne komision kane diskutuar tete deputete, nderkohe qe javen e ardhshme do te mesohet edhe qendrimi perfundimtar i komisionit rreth ketyre nismave.

Top Channel