Gjorica, 7 muaj me pas…

11/03/2010 18:50

Vetem shtate muaj me pare, pamjet qe vinin nga disa fshatra te zones se Dibres, trondisnin ekranet e mediave ne te gjithe Shqiperine.

Gjorica eshte nje nga fshatrat qe u godit me ashper nga termeti. Ne mendjen e te gjitheve eshte ende 6 shtatori i vitit te kaluar, rreshtat me banore te evakuar, tendat e strehimit te perkohshem. Por sic dihet, fatekeqesia per kete zone nuk mbaroi ketu.

Permbytjet e fundit e perfshine edhe zonen e shkretuar nga termeti. Eshte nje dite e pazakonte marsi, ndersa objekti i udhetimit per ne Gjorice qe gjendet 23 kilometra larg Bulqizes, ishin permbytjet, temperaturat disa grade nen zero, kane bere te veten. Rreshjet e medha te debores qe vijne nga vendi fqinje, Maqedonia, te lene te kuptosh se dimri i ketij viti, i lagesht dhe i ftohte, nuk ka ndermend te largohet. Ndalesa e pare eshte fshati Peladhi i komunes se Zerqanit, qe shtrihet buze rruges kryesore. Dikur me 200 shtepi, ai tashme me shume eshte i banuar nga te ardhurit, sesa nga vendasit.

Lekundjet e tokes, ne vjeshten e vitit te kaluar, kane dhene efektet e tyre. Novruz Alla eshte banori me i vjeter i fshatit. Shtepia e tij gjendet gati 80 metra larg rruges nacionale. Ne ndertesen dy kateshe aktualisht jetojne 16 persona. Novruzi tregon se per shkak te termetit dhe rreshkitjeve te tokes, jetesa ne kete shtepi eshte bere shume e veshtire. “Kur ra termeti filluan carjet e tokes. Kam 16 jete ne shtepi dhe koha eshte e keqe, nuk kam nga t’ia mbaj”, shprehet ai. Ne nje cader qe tani duket si relike, ai ka banuar se bashku me pjesetaret e tjere te kesaj familje deri ne mesin e tetorit prej frikes se termetit.

Por ne kete vend, i zoti i shtepise tregon se sa te rrezikuar jane nga shembja  e dheut. “Me keto vershime qe po vijne tani, erdhi carja deri ne 7 meter larg shtepise. Nuk kam asnje rruge tjeter. Se ku te shkoj nuk di”, thote Novruzi. Per gati 70 vjet, ndertesa ne fjale, ¾ e se ciles eshte me gure, ka trasheguar 5 kurora, por tani, me keqardhje, te zotet thone se ajo eshte jashte funksionit te saj. Ne 6 shtator te vitit 2009, ajo qe konsiderohet si Myzeqeja e dyte e Shqiperise, Gjorica, u trondit nga termeti. Gjendja eshte njelloj sic ka qene dhe asnje ndryshim nuk ka ndodhur. Asnje permiresm, asnje fushate rindertimi.

Muharrem Gjeka, i zoti i saj thote se rrenojat perreth jane pasoje e termetit te shtatorit. Prej komunes, si demshperblim Muharremi mori 90 mije leke te reja, nderkohe investimet, vetem per riparimin e nje pjese te shtepise, ishin dy here me te larta. Edhe Emerllah Muca flet per padrejtesi ne shperndarjen e fondeve. Nga shuma prej me shume se 1 miliard qe shteti akordoi per termetin, ai ka mundur te perfitoje vetem 450 mije leke, me te cilat rinovoi nje dhome. Nderkohe tjetra, sipas tij, eshte kthyer ne vend per sistemimin e gjerave te tjera te shtepise.  Duket se termeti i ka perforcuar idene per te rrafshuar shtepine 20 vjecare dhe  ndertuar nje te re. Gjorica, 400 metra mbi nivelin e detit,  e goditur nga temeti me i forte i pesedhjete vitve te fundit, e perfshire nga permbytjet dhe nga dimri i acarte, ende  shpreson qe nje dite, edhe aty do te vijne dite me te mira.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA