SHBA, lind pa e ditur qe ishte shtatzane

10/03/2010 12:20

Jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nje prej vendeve me te zhvilluara te botes, por lind si nje nene ne shekullin e XV.

Nje 32 vjecare nga Kentucky ka lindur e vetme ne shtepi dhe me pas eshte ngritur sikur te mos kishte ndodhur asgje, duke marre djalin nga shkolla. Ajo ka bere gjithcka vete pasi dhimbjet i erdhen ne moment dhe pas lindjes ka prere edhe kordonin e foshnjes.

Ngjarja e pazakonte ndodhi ne qytezen Harrodsburg ku protagoniste eshte shtetasja Kelly Bottom. Sipas mjekeve, femija eshte ne gjendje te ire shendetesore dhe peshon 3 kg.

Por me e cuditshmja me gjithe kete histori eshte se 32 vjecarja ka deklaruar per gazeten “The Advocate Messenger” se nuk e dinte qe ishte shtatzane dhe dhimbjet i erdhen papritur.

Top Channel