Gyl: Mbeshtesim integrimin e Shqiperise

10/03/2010 14:00

Presidenti turk Abdullah Gyl gjate nje takimi me kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli deklaroi se, Turqia do ta mbeshtese ambicjen e Shqiperise  per integrim ne Bashkimin Europian, me te njejten menyre sic mbeshteti edhe antaresimin e saj ne NATO.

Ne takim u diskutua edhe ceshtja e Kosoves, ku numri nje i shtetit turk deklaroi se, vendi i tij e sheh si te pakthyeshme rrugen e pavaresise per shqiptaret.

Ndersa kryeministri Taip Erdogan i tha gjate bisedes kreut te parlamentit shqiptar se, dy vendet gjithnje e me shume po kthehen ne dy partnere strategjike dhe faktore te rendesishem te stabilitetit dhe sigurise ne rajon. Topalli ka zhvilluar nje takim edhe me homologun turk, Shahin, dhe deputete te tjere.

Ajo ndodhej ne nje vizite ne Stamboll ku morri pjese ne samitin boteror per te drejtat e grave.  

Top Channel