Cmimet njohin vetem rritje

10/03/2010 20:05

Ne tregun e produkteve bujqesore te uzina “Dinamo”, tregetaret thone se pas periudhes pas Vitit te Ri cmimet kane ardhur duke u rritur.

Ne treg prodhime vendi mund te gjesh vetem sallate, spinaq, qepe te njoma, ndersa produktet e tjera jane importi me cmime relativisht te larta.

Nese vjet ne kete periudhe me 1000 leke blije 3 kilograme qepe apo 3 kilograme patate, sot 1 kilogram qepe kushton 900 leke, ndersa 1 kilogram patate shkon nga 600-650 leke.

Por jo vetem per qepet dhe patatet ka pasur rritje cmimesh, edhe per produkte te tjera si speci, domatja, preshi, spinaqi etj.

Per keto produkte rritja e cmimeve ka variuar nga 100-500 leke te vjetra per kilogram. Varferia ne produkte vendase ne treg dhe fakti qe pjesa me e madhe e produkteve ne treg vjen nga importi eshte dhe arsyeja kryesore e kesaj rritjeje cmimesh.

“Karrotat jane 100 leke, vjet ishin 60 leke te reja. Jane te gjitha produkte importi, qepa, patellxhani, te gjitha. Nga vendi nuk ka asgje”, thote nje tregtare.

Top Channel