“Njeriu i shiut” nga Durresi

10/03/2010 19:35

Ismail Tusha, 67 vjeç, do te ishte nje i moshuar krejt i zakonshem. Ne pension, duke u kujdesur per bahcen e tij dhe duke jetuar ne fshatin Shkallnur.

Mirepo Ismail Tusha nuk eshte aspak i zakonshem, pasi ne nje moshe te thyer si e tija, ai posedon nje memorie te jashtezakonshme gje qe e ka kthyer ne nje objekt kurioziteti dhe nderimi per gjithe zonen.

“Mbaj mend me shume se 300 numra telefonike te njerezve te afer dhe te njohur qe kemi ketu prane”, thote Ismaili.

Ajo cka pretendon i moshuari eshte vertete e veshtire per t’u besuar, prandaj disa te dhena me shume do te na ndihmonin.

“Kam kater vjet. Kisha memorie te forte, por shkollen nuk e vazhdova se nuk kishim kushte”, shprehet Ismaili.

Ismail Tusha thote se mban mend cdo numer telefoni qe i kane dhene ne jeten e tij, por ky pretendim si fillim na duket paksa i ekzagjeruar.

Por si ka filluar gjithcka me njeriun qe as gazetat nuk lexon dhe ka probleme te vogla shikimi si pasoje e viteve?

“Kur doli telefoni ne fillim i shenoja numrat me pas vura re se i mbaja mend pa i shenuar fare. Nuk mbaj bllok dhe nuk kam asnje numer te regjistruar ne telefon”, tregon Ismaili.

Ismaili, kete aftesi e ka zhvilluar edhe ne drejtime te tjera dhe mbi te gjtha ka gjetur menyren se si ai kete aftesi ta vere ne ndihme te banoreve dhe bashkefshatareve te tij.

“Kush do numrin e ndonje veterineri, kush do ndonje shofer apo fadromen vjen tek shtepia dhe me pyet per numrin”, thote Ismaili.

Ai tregon se mban mend edhe numrat qe personat kane pasur me pare duke memorizuar dy tre numra per person, si nje axhende e vertete elektronike.

Mirepo ne bisede e siper Islami zbulohet se ai di permendesh edhe numrat e celularit te femijeve te zones.

Nje personazh vertete i rralle ne nje fshat qe ishte degjuar per te tjera episode.

E gjithe kjo histori ngjan me nje variant shqiptar te filmit “Rain Man”, por kemi te bejme me nje memorie te rralle te cuar dem per shkak te kushteve ekonomike dhe sociale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel