Ruzhdie, ngrihet padia e dyte

09/03/2010 19:55

Drejtoria e policise se Fierit ka njoftuar sot se ka paraqitur ne prokurorine e rrethit materialet proceduriale per vepren penale te “demtimeve te tjera me dashje”, per shtetasit Rrapo dhe Pellumb Myrtaj nga fshati Ruzhdie.

Sipas drejtorise se policise, me date 8 mars ne oren 8 te mengjesit, ne qender te fshatit Ruzhdie te Fierit eshte rrahur dhe goditur shtetasi Isuf Kamberaj.

Nga veprimet e para hetimore te policise rezulton se autore te dyshuar te kesaj ngjarjeje jane shtetasit e mesiperm.

Ne njoftimin e policise thuhet se, i demtuari ne baze te aktit mjeko-ligjor ka marre demtime te tjera qe kerkojne deri ne 9 dite paaftesi te perkohshme ne pune.

Nje dite me pare Isuf Kamberaj denoncoi ne policine e Fierit faktin se ishte dhunuar vetem sepse kishte deklaruar qe ne Ruzhdie pati parregullesi ne zgjedhje.

Nje prej dhunuesve, Pellumb Myrtaj eshte nen hetim nga prokuroria e Fierit me akuzen e “falsifikimit te zgjedhjeve”.

Ai, se bashku me kater komisionere te tjere, u akuzua nga perfaqesuesit e Partise Socialiste ne zgjedhjet e dates 28 qershor.

Top Channel