Basha: Buxhetet, asnje bashki s’eshte ankuar

09/03/2010 20:15

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha ka deklaruar gjate nje takimi me shoqaten e bashkive dhe komunave, ku moren pjese vetem perfaqesuesit e PD dhe LSI, se ka rezerva per perdorimin e fondeve nga disa organe te cilat shpenzojne fondet per fryrje administrate dhe shtimin e policise bashkiake.

Basha tha se asnje bashki nuk eshte ankuar deri me tani se ka humbje nga taksat vendore, te cilat u ulen me vendim te qeverise Berisha.

“Per kedo qe pretendon se ka nje zvogelim, te na e paraqese me fakte dhe qeveria do te kontrolloje. Kam verejtjet e mija per fondet e dhena per disa bashki, te cilat jane perdorur per fryrjen e administrates”, ka deklaruar Basha.

Pavaresisht se nuk permendi emra, ne qender te akuzave te Bashes ishin bashkite qe qeverisen nga opozita, reagimi i te ciles nuk mungoi.

“Ministri i Brendshem i Berishes, qe sot duhet te ishte ne prokurori per rrugen me tunel te prishur, flet per buxhete te qeverise tek bashkite. Qeveria po redukton dhe po kthen krizen edhe tek buxhetet e bashkive”, ka deklaruar deputeti i PS, Eduard Shalsi.

Klima e ashper politike duket se ka ndare edhe pushtetin lokal, te zgjedhurit e te cilit jane pozicionuar sipas perkatesise partiake.

Top Channel